Ministrja Rizvanolli me 190 mijë euro në bankë

Prishtinë | 24 Dhj 2021 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është personazhi më i përmendur i ditëve të fundit.

Kjo pasi që ministria që drejton ajo, e ka nën kompetencë edhe sektorin e energjisë, dhe me krizën e fundit të rrymës dhe nisjen e reduktimeve, ajo po shihet si një ndër akterët kryesorë përgjegjës, shkruan lajmi.net.

E si ministre, Rizvanolli e kishte deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Në bazë të deklarimit, shihet se ajo ka një shumë bukur të madhe në bankë të parave të gatshme.

Në tri llogari bankare, ajo ka hiç më pak se 189 mijë euro.

Përveç kësaj, ajo ka edhe një banesë që thotë ta ketë dhuratë nga prindërit si dhe një veturë në vlerë 18 mijë euro. 

DEKLARIMI I PLOTË

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme