Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, thotë se thirrjet për kursim të energjisë po jep efekt, sepse qytetarët kanë filluar të kursejnë rrymën.
Rizvanolli përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sipas KOSTT-it, kulmi (peak) i konsumit (1.3 GW), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00.
“Efekti i thirrjeve për kursim e racionalizim të konsumit të energjisë elektrike veç ka filluar të vërehet. Sipas KOSTT, menjëherë të martën kulmi (peak) i konsumit (1.3 GW), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00. Ky trend i kulmit të konsumit në ora 23:00 (gjatë tarifës së ulët) kur tarifa është 57% më e lirë, ka vazhduar edhe të mërkurën dhe të enjten”, ka shkruar Rizvanolli.