Përfaqësuesit e komuniteteve pakicë në Turqi, kanë mohuar pretendimet ndaj tyre se ata po viktimizohen. Ata kanë pohuar se janë të lirë të ndjekin besimet e tyre pa ndonje detyrim të mundshëm.
Në një deklaratë të përbashkët, përfaqësuesit e komunitetit pakicë të Turqisë – duke përfshirë pasuesit e kishave ortodokse dhe armene greke thanë se njerëzit e besimeve të ndryshme jetojnë “lirshëm”, transmeton Klan Kosova.
“Ne si përfaqësues fetarë dhe drejtorë të shoqërive fetare dhe besimeve të ndryshme, që janë vendosur në këtë vend me shekuj, jemi të lirë të ndjekim besimet dhe praktikat tona”, thuhet në deklaratën e lëshuar për mediat turke.
Deklaratat se komuniteteteve te tyre pakicë po u bëhej presion, këta klerikë fetarë i kanë quajtur të pabazuara.
“Shumë vështirësi dhe trajtime të padrejta të përjetuara në të kaluarën janë zgjidhur me kalimin e kohës”, thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre komuniteteve.
Deklarata mes tjerash thotë se ata janë vazhdimisht në konsultim me qeverinë turke e cila sipas tyre i zgjedh problemet e tyre nëpërmjet vullnetit të mirë e të ndërsjellë.