Minstri në detyrë Fatmir Matoshi ka nënshkruar kontratën me vlerë mbi 800 mijë euro

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Minstri në detyrë i Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinorë Fatmir Matoshi ka nënshkruar kontratën me vlerë 898.900.40, projekti parasheh edhe pastrimin e shtratit të lumit në Koretin.

“Jam shumë i lumtur që pas përfundimit të gjitha procedurave, sot nënshkrova kontratën në vlerë 898.900.40 për projektin “Kolektori i ujërave të zeza nga Berivojca në Koretin”.

Përveq ndërtimit së kolektorit, projekti parasheh edhe pastrimin e shtratit të lumit në Koretin.

Ky projekt financohet plotësisht nga Ministria e Mjedisit dhe do të realizohet në tërësi gjatë vitit 2019. Investimi ka për qëllim përmirësimin e kushteve për jetë më të shëndetshme për banorët, evitimin e ndotjes së ujit dhe ruajtjen e natyrës”,ka shkruar Matoshi




Fjalë Kryesore:

Të ngjashme