Minstria e Drejtësisë nënshkruan marrëveshje me OJQ për mbrojtje të fëmijëve

Prishtinë | 27 Jan 2017 | 12:18 | Nga

Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj sot ka nënshkruar një Marrëveshje bashkëpunimi me Koalicionin e OJQ-ve për mbrojtje të fëmijëve, KOMF.

Kjo marrëveshje ka për qëllim bashkëpunimin reciprok në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) për përcjelljen e zbatimit të ekzekutimit të masave dhe dënimeve ndaj të miturve nga Shërbimi Sprovues i Kosovës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, me qëllim të kontributit të përbashkët për interesin më të mirë të të miturve që e kanë shkelur ligjin.

Marrëveshja e nënshkruar ka për synim ofrimin e të dhënave, analizave dhe rekomandimeve nga përcjellja (monitorimi) e zbatimit të ekzekutimit të masave dhe dënimeve ndaj të miturve nga SHSK dhe SHKK, nga ana e KOMF-it për Ministrinë e Drejtësisë, të cilat do të përdoren vetëm për qëllim të kontributit në fushën e mbrojtjes së të miturve në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Zëvendësministri Celaj me këtë rast ka falënderuar përfaqësuesit e KOMF për bashkëpunimin e deritanishëm që kanë pasur me Ministrinë e Drejtësisë duke u zotuar në respektimin dhe implementimin e marrëveshjes për përcjelljen e zbatimit të ekzekutimit të masave dhe dënimeve ndaj të miturve nga SHSK dhe SHKK.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme