Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi deklaron se situata mes Kosovës dhe Serbisë është mjaft e tensionuar pas ngjarjeve të fundit.
“Prej 3 muajsh situata në Kosovë është e tensionuar. Muajt e fundit është niveli më i ulët i bashkëpunimit. Arrestimi i Ramush Haradinajt dhe dërgimi i trenit ka acaruar situatën mes dy vendeve” deklaroi ambasadori shqiptar në Prishtinë në Komisionin e Jashtëm ku është thërritur për të raportuar.
Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade theksoi se do të mbajmë në vëmendje ngjarjet që ndodhin në Kosovë.