Kombëtarja e Kosovës U-17, të mërkurën, do të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë të së njëjtës grupmoshë.
Përzgjedhësi Arsim Abazi për këtë miqësore ka ftuar 22 lojtarë, prej të cilëve 8 janë nga klubet evropiane dhe të tjerët nga kampionati vendor.
Dardanët U17, të martën, në orën 15:00, do të zhvillojnë stërvitje në Kompleksin e FFK-së në Hajvali.
Kjo miqësore do t’i shërbejë përzgjedhësit Abazi për të krijuar ekipin me të cilin do të paraqitet në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2022, që do të zhvillohen më 6, 9 dhe 12 tetor në Austri.
Kosova bën pjesë në grup me Austrinë, Ishujt Faroe dhe Slloveninë.
Lista e plotë e lojtarëve të ftuar për miqësoren kundër Shqipërisë: