Ministria e Shëndetësisë ka miratuar masa të veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 në Komunën e Pejës.
Mbështetur në dokumentin të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali, bëhet e ditur:
2.1 Operatoret ekonornik lejohen te punojne nga 05:00-22:00.
2.2. Qendrat tregtare lejohen te punojne nga 05:00-22:00.
2.3. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomise lejohen të punojne nga 05:00- 22:00, nderkaq pas ores 22:00 punojne vetëm me shërbim “porosi me dergese”.
2.4. Institucionet publike dhe private obligohen të punojne vetëm me staf esencial, i ciii staf percaktohet me vendim të secilit institucion ne veçanti;
2.5. Transporti publik lejohet të punoje duke shfrytezuar den në 50% U! kapaciteteve, duke respektuar “Manualin per mbrojtjen nga perhapja e Covid-19”;
2.6. Taksite lejohen të punojnë me nje (1) pasagjer prapa ose tre (3) nese jane anetare të familjes, duke respektuar “Manualin per mbrojtjen nga perhapja e COVID-19”; mend Zemaj ër i Shendetesise.
2.7. Institucioneve vartëse te MKRS dhe komunave (sic jane teatrot, bibliotekat, filarmonia, galerite, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kultures me grupe dhe të ngjashme), lejohet te punojne vetëm deri në orën 22:00 duke shfrytezuar deri në 40% te hapesires/siperfaqeve te objekteve perkatese per te gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin per mbrojtjen nga perhapja e Covid-19”,
2.8. Lejohen aktivitetet sportive në hapesira të mbyllura dhe te hapura, ku gjate stervitjeve në hapesirat e mbyllura mund të marrin pjese den në 20 persona, ndërsa gjate garave deri ne 50 persona, gjithmone bazuar në protokolle vendore dhe nderkombetare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin per mbrojtjen nga perhapja e Covid19”,
2.9. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura per aktivitete individuale rekreative duke shfrytezuar den në 40% te hapesirave/siperfaqeve, duke respektuar “Manualin per mbrojtjen nga perhapja e Covid-19”. 2.10. Pavarësisht pikave 2.9,2.10 dhe 2.11 me lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësise që bazuar ne rekomandimet e IKSHP-së te nxjerre vendime operacionale te ndaloje këto aktivitete.