Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është miratuar edhe Projektligji për të huajt. Ky projektligj u miratua me 57 vota për, 2 kundër dhe 2 abstenime, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i komisuonit funksional, Fatmir Xhelili, tha se ky Ligj do të ngrisë cilësinë për qëndrimin e të huajve dhe atyre që kërkojnë azil.
Ai kërkoi nga deputetët që të miratojnë këtë Projektligj.
Mirëpo Xhelili duke iu referuar deklarayave të Sami Kurteshit të LVV-s tha se nuk e di pse ky i fundit nuk ka reaguar më herët për këtë projektligj, mirëpo për shkak të situatës së krijuar e ka kthyer në diskutim politik.
Lidhur me këtë deklaratë, deputeti Sami Kueteshi tha se edhe vet si deputetë kanë kontribouar në ndryshimin dhe plotësimin e këtij Ligji, andaj edhe “nuk po e di pse deputeti Xhelili po e konsideron këtë diskutim politik”.
“Me gjasë edhe kolegu e dinë që herët e kaluara kemi diskutuar në aspektin profesional e nuk e di pse tash është diskutim politik”.
“Ne kemi kërkuar që të futen disa ndryshime, janë futur dhe nuk po shoh se cili qenka kundërshtimi apo cili nuk qenka.”