Qeveria e Kosovës ka miratuar marrëveshjen për financimin dhe drejtimin e projektit Heras +/Arsimi i lartë, hulumtim dhe shkencë aplikative në Kosovë ndërmjet ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencisë austriake për Zhvillim (ADA), raporton Ekonomia Online.
Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ka thënë projekti do të financohet nga ADA me fonde shtesë prej 2.5 milionë euro dhe 300 mijë euro nga MASh.
“Synon një sektor më konkurse të arsimit të lartë publik që kanë të bëjnë me sigurimin e cilësisë”.
“Kontribuon në një sistem të arsimit të lartë që të jetë më koherente dhe efikas. Projekti financohet nga ADA me fonde prej 2.5 milionë dhe 300 mijë euro nga MASh”.