Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot pasdite ka miratuar Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2018-2022, raporton Ekonomia Online.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se ky program është dokumenti kryesor strategjik kombëtar për zbatimin e agjendës evropiane.
Ajo bëri të ditur se ky program është rishikuar për herë të dytë me radhë që nga hyrja në fuqi e MSA-së. Ky program pesë vjeçar është gjithëpërfshirës dhe është hartuar në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante zbatuese.
Kryeministri Haradinaj tha se ky program është materia më e rëndësishme që kanë para vetës dhe se qeveria do ta ketë vazhdimisht në agjendë të saj.