Miratohet Projektligji për financimin e partive politike, synohet kontrolli

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 10:58 | Nga Fitore Berisha

Qeveria e ka miratuar projektligjin për financimin e partive politike.

Kryeministri Albin Kurti, tha se Qeveria synon ta sjellë një ligj që kontrollon financimin e partive, raporton Ekonomia Online

Sipas tij, Projektligji bazohet në opinionin e Komisionit të Venecias.

“Projektligji bazohet në opinionin e Komisionit të Venecias dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe ekspertët vendorë”.

“Ky projektligj parasheh dispozita në lidhje me kontrollin financiar të subjekteve politike, auditimin e raporteve financiare dhe publikimin e tyre”.

“Marrë parasysh faktin që projektligji për një kohë të gjatë nuk arrin të miratohet në Kuvendin e Kosovës, Qeveria jonë ka organizuar edhe tryezë, përmes së cilës edhe ka tentuar të arrijë konsensus politik para miratimit në Qeveri”.

“Komentet e pranuara përmes këtij organizimi janë inkorporuar dhe forma më e mirë e këtij projektligji sot po prezantohet para jush”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme