Miratohet Projektligji për Noterinë, s’ka kosto buxhetore shtesë

Prishtinë | 04 Nën 2022 | 11:42 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit i ka votuar raportet e Komisioneve kryesore për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Noterinë, raporton Ekonomia Online.

Me 5 vota të deputetëve janë votuar raportet e komisioneve, gjithashtu edhe për raporti për Projektligjin për mbështetjen e punëve publike.

Kryetari i Komisionit, Adnan Rrustemi, tha se Komisioni për Buxhet ka konstatuar se nuk ka kosto shtesë.

“Komisioni për Buxhet shqyrtoi projektligjit dhe vlerësoi se nuk përmban kosto shtesë buxhetore. Ne duhet te miratojmë raportin përfundimtar”.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa tha se e kundërshtojnë plotësimin e këtij ligji, raporton EO.

“Sa i përket plotësim ndryshimin të ligjit për Noterinë kemi kundërshtuar se është në kundërshtim me vet ligjin. E vetmja gjë që duhet është zbatimi i ligjit”.

Të ngjashme