Anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal kanë votuar unanimisht për propozim-vendimin e Qeverisë për kandidatët për kryesues të Bordit të ZRrE-së me shtimin edhe të dy anëtarëve të tjerë në listën për kryetar të ZRrE-së , raporton Ekonomia Online.
Katër anëtarët për kryesues të bordit të ZRrE-së janë: Fadil Ismaili, Bekim Jakupi, Petrit Pepa, Përparim Kabashi.
Me vota unanime ka kaluar edhe raporti me Rekomandime për Projektligjin për Produkte të Ndërtimit.