Dështon Komisioni për Zhvillim Ekonomik, mungojnë deputetët

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 11:34 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka dështuar të mbahet Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, për shkak të mungesës së kuorumit.

Në rend dite ishte shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin që themelon Komunitetin e Transportit dhe Shqyrtimi i raportit me amendamente për Projektligjin për Efiçiencë të energjisë.

Anëtari i Komisionit, Dardan Sejdiu, njoftoi se për mungesë të kuorumit nuk mbahet mbledhja e sotme, raporton Ekonomia Online.

Sejdiu tha se kryetarja e komisionit, Sala Berisha-Shala dhe anëtarja Mimoza Kusari-Lila janë në udhëtim zyrtar dhe për këtë arsye mungesa e tyre arsyetohet, ndërsa për anëtarët e tjerë nuk ka informacion për mosardhjen e tyre në komision.

Të ngjashme