Sejdiu: Zgjedhja e Abdixhikut si kryetar i LDK-së, mund të sjell risi në ballafaqimin e pushtetit

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka përkrahur zgjedhjen e Lumir Abdixhikut si kryetar të LDK-së.

Në një shkrim në Twitter, Sejdiu ka thënë se ndryshimet në skenën politike po vazhdojnë.

Ai ka shkruar se kjo mund të sjellë edhe një risi e cilësi në ballafaqimin e pushtetit që vendoset s ii majtë nga një e djathtë më e mirë.

Shkrimi i tij i plotë:

Ndryshimet në skenën politike po vazhdojnë. LDK vendosi për një kryetar tjetër!

Kjo mund të sjellë edhe një risi e cilësi në ballafaqimin e pushtetit që vendoset si i majtë nga një e djathtë më e mirë!

Lumir Abdixhiku të priftë e mbara, e të uroj suksese!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme