Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, me tetë vota për dhe një kundër ka aprovuar raportin e Zyrës Kombëtare të Audimit për vitin 2019 dhe i njëjti është proceduar për në kryesinë e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i komisionit për mbikëqyrjen e Financave Publike, Besri Hamza ka thënë se zyra e Auditimit gjatë vitit 2019 ka pasur rritje të auditimit dhe të performancës.
“Auditori ka dorëzuar në kuvend raportin vjetor të performancës dhe ky përfshin ekstraktet relevante të pasqyrës financiare. Pasqyra vjetore financiare paraqesin një pamje të drejtë dhe reale”.
“Zyra e Auditimi gjatë vitit 2019 ka pasur një rritje të auditimit dhe të performancës. Nuk është e lehtë me u audituar siguria e ushqimit, siguria në trafik sepse këtu nevojiten njerëz të kualifikuar dhe prandaj sigurisht ne si komision kemi me ju përkrahur me staf dhe me buxhet”, theksoi Hamza.
Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani ka thënë se në vitin 2016 ka filluar edhe auditimi i ndërmarrjeve publike.
Osmani ka theksuar se trendi i rritjes së auditimeve ka treguar edhe kapacitetet e Zyrës së Auditimit.
“Auditimi i ndërmarrjeve publike ka filluar nga vitit 2016. Plani jonë është realizuar komplet dhe kuvendi ka pasur në dispozicion të gjitha kërkesat që burojnë. Trendi i rritjes së auditimeve tregon edhe rritjen e kapaciteteve brenda zyrës së auditimit”.
“Është shumë e rëndësishme qe zyra jonë është anëtarësua në organizatën botërore, dhe nga janari i 2021 ne do të jemi aktiv. Qëllimi jonë është që në citin 2020 të kemi proceseve të digjitalizimit që kjo do të shkurtojë edhe punën e auditorëve tanë”.
Ai tha se auditimet në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë janë bërë në mënyrë që të rritet siguria e ushqimit.
“Sa i përket AUV ne kemi bërë disa auditime në mënyrë që të rritet edhe siguria e ushqimit. Ne kemi në planin tonë që do të kthehemi me një auditim shtesë dhe të shohim se cilat nga auditimet tona janë zbatuar nga ky institucion”.
Më tutje ai tha se ka marr vendim që të auditohet RTK-ja, mirëpo jo pasqyrat financiare, por të bëhet auditimi i performancës.
“Mund të konfirmoj sepse ekziston një dokumentacion që ka pasur mendime nga ana e bordit të RTK se auditori nuk është i pajisur për auditimin e RTK-së. Unë kam marr vendim që të auditohet RTK por jo për pasqyrat financiare por për perfomancën”.
Ai ka potencuar se do të rriten kapacitetet dhe do të auditohen të gjitha ndërmarrjet. Mes tjerash ai ka thënë se në zyrën e auditorit janë 4 auditorë të komunitetit serb.
Osmani ka thënë se kanë nevojë që të kenë edhe auditor të komuniteteve të tjera, raporton EO.
“Te ndërmarrjet publike thuhet se auditori duhet me njoftuar ministrin përkatëse se cilat ndërmarrja do të auditohen. Do ta risimin kapacitetin tonë dhe zyra auditimit në një periudhë do t’i auditojë të gjitha ndërmarrjet. Ne kemi filluar me ndërmarrje të vogla”.
“Ne kemi vetëm 4 auditor të komunitetit serb që punojnë në zyrën e auditorit. Nuk ka aplikuar kurr askush dhe sigurisht qe neve na ka shqetësuar dhe ne kemi diskutuar të ngrisim një projekt dhe rë shohim interesimin e studentëve dhe ne kemi nevojë që të kemi auditor të komuniteteve të tjera”.
Zëvendësi i Auditorit të Përgjithshëm Ilir Salihu ka thënë se kanë qenë të kujdesshëm që krahas rritjes së numrit të mos ndikohet cilësia e auditimeve.
“Te auditimet e performancës kërkohen shkathtësi, dhe ne kemi qenë të kujdesshëm që krahas rritjes së numrit mos me na u ndikuar cilësia e këtyre auditimeve”.
Deputeti i VV-së Enver Haliti ka thënë se RTK-ja financohet 82% nga buxheti i Kosovës mirëpo nuk është bërë auditimi.
“RTK financohet 82% nga buxheti i Kosovës mirëpo nuk është bërë auditimi sepse ju keni paraqitur një kërkesë se disa ligji nuk ja lejojnë të bëni auditimin”.
Anëtari i komisionit nga radhët e PDK-së Sejdi Hoxha ka ngritur shqetësimin se disa institucione janë audituar dy-tri herë ndërsa disa të tjera asnjë herë, raporton EO.
“Kur e hartoni planin e auditimeve kur një institucion është audituar dy herë radhazi ndërsa një tjetër asnjëherë ndoshta kishte me qenë mirë me skanuar një lloj gjendje dhe me qenë barabarësi nëpër të gjitha institucionet shtetërore, sepse jo një institucione mu audituar tri herë dhe një tjetër asnjë here”.