Miratohet rregullorja për emërimin e Kryeprokurorit të PSRK-së

Prishtinë | 01 Gus 2019 | 12:15 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur takimin e 170-të, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje është miratuar rregullorja për emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, ka thënë se është bërë një punë intensive bashkë me partnerët ndërkombëtar.

“Pas një pune intensive në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, sot para jush e kemi nxjerrë për aprovim draftin përfundimtarë të rregullores. Konsiderojmë se kemi rregulluar konform standardeve, kemi pranuar të gjitha rekomandimet që kanë rrit avancimin e rregullores. Komisioni për çështje normative ka bërë një punë të madhe”, tha Hyseni.

Kryetari për çështje normative, Zejnullah Gashi, ka thënë se kjo rregullore do të udhëhiqet nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

“Sot i bëjmë me dije opinionit në përmbushje të mandatit të saj kushtetues dhe ligjor KPK-ja funksionon në bazë të komisionit. Sipas kësaj rregullore procesi bazohet ne rregulla dhe kritere transparente. Procesi do të jetë i hapur dhe transparent. Anëtarët e KPK-së do të luajnë rol aktivë, përmes miratimit të kësaj rregullore të përzgjedhurit do të zgjedhën përmes përvojës, aftësive menaxheriale. KPK-ja dhe kryeprokurori ka avancuar politikat të  avancimit dhe transparencës”, tha Gashi.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se nuk ka kritere për intervistim të kandidatëve.

“S’kemi kritere për intervistimin e kandidatit, incizimi s’ka nevojë me shërby për nevoja të procedurës”, tha ai.

Kryesuesi Hyseni foli për shpalljen e konkursit për emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Konkursi është 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit publik, do të hapet bazuar në rekomandimin për legjislacion”, tha ai, raporton EO.

Ngjashëm 15 ditë do të jetë edhe konkursi për emërimin Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Konkursi shpallet bazuar në ligjin ekzistues, shpallja do të jetë për 15 ditë dhe vlen prej shpalljes në gazetat ditore. Diku në shtator të fillojnë hapat e parë”, tha ai.

Të ngjashme