Mirena: Duhet të jesh “hajvan” t’i besosh një videoje të tillë propaganduese

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 22:49 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Ilir Mirena, në Pressing të T7, e ka komentuar videon e Lëvizjes Vetëvendosje “Çka ka, çka s’ka”, duke thënë se duhet të jesh “hajvan i madh” që t’i besosh.

Mirena e ka marrë shembull rastin e vjedhjes së mostrave të Astrit Deharit.

“Keq me u shpreh, por duhet të jesh hajvan i madh që me i besu që nuk po vidhet dhomat e dëshmive ku sot po vjedhen mostrat e Astrit Deharit, rasti i shenjtë mbi të cilin është ngritur si parti se sa vjet”, ka thënë Mirena.

Sipas tij, këto video po kanë efekt të kenë zhurmë.

“Zhurmë po krijon, por komentuesit kanë pasur komente negative për atë video”, ka thënë Mirena.

Ai ka shtuar se një njeri që është duke e pritur vizën për në Gjermani nuk ka efekt një video e tillë.

Të ngjashme