Analisti Ilir Mirena ka akuzuar kryeministrit Albin Kurti për nxitje të urrejtjes së shqiptarëve të Kosovës kundër Perëndimit.
Ai ka vlerësuar se kjo fushatë e pushtetit aktual është e rrezikshme për shtetin e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka shkruar se kjo fushatë nuk do të ndalet derisa Kurti dhe VV-ja t’i shohin shqiptarët e Kosovës duke djegur flamurin amerikan.
“Krejt arsenali i propagandes se pushtetit te Albin Kurtit tashti eshte fokusuar ne nxitjen dhe thellimin e urrejtjes se shqiptareve te Kosoves kundër Perendimit, e posaqerisht kundër SHBA’se. Kjo fushate nuk do te ndalet deri sa Kurti dhe VV’ja t’i shohin shqiptaret e Kosoves duke djegur flamurin amerikan dhe duke sulmuar ambasadat e vendeve perendimore, ngjashem siç bejne palestinezet e Rripit te Gazes, qe nja 6-70 vjet”, ka shkruar Mirena.
Ai ka bërë me dije se kjo propagandë gradualisht po tregohet e suksesshme.
“K’si shërbimi fantastik Serbise s’di qe ka mundur, e as qe do te mundet ne te ardhmen, dikush me ia ba. Albin Kurti dhe VV’ja po munden, dhe gradualisht po ia dalin. Ndoshta, edhe mileti yne mosmirenjohes po ka qejf kshtu. Ama, ne te ardhmen kur punte t’i kemi ngusht, parullat per ndihme le t’bahen “Russia Help”, “China Help”, “Lukashenko Help”, “Putin Help”, “Kadyrov Help”, etj., etj”, ka shkruar Mirena.