Miriam Cani: Unë dhe Albani jemi munduar të ndihmojmë në heshtje dhe me dashuri

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Për tërmetin e së martës (26 nëntor), që la mbi 50 persona të vdekur dhe qindra tjerë të lënduar, u solidarizuan pothuajse të gjithë artistët e estradës shqiptare.

Në mesin e tyre janë edhe këngëtari Alban Skënderaj bashkë me partneren e tij, Miriam Canin, të cilët po ashtu janë angazhuar për të ndihmuar familjet e të prekurve nga tërmetet në Shqipëri.

Miriami së fundmi ka bërë një shkrim në rrjetet sociale, gjersa tregon se edhe ajo dhe bashkëshorti i saj kanë ndihmuar në heshtje, por me dashuri e zemër.

https://www.instagram.com/p/B5kvZZ0Fruh/?utm_source=ig_embed

“Jam e lumtur që kemi arritur të iu vijmë sado pak në ndihmë rreth rreth 200 personave të prekur nga tërmeti të cilët janë streguar në kompleksin e kishës ortodokse “Shën Vlashi” në Durrës. Në këto ditë të vështira si shumë të tjerë ata kanë nevojë për çdo lloj suporti material apo financiar. Çdokush që dëshiron të kontribuoj në vazhdim për ato familje mund t’i drejtohet direkt kishës apo këtij numri kontakti:+355 67 201 4591″.

“Përveç ndihmave bazike dhe jetësore duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin edhe shpirtërisht. Ashtu siç ushqehet dhe ngrohet trupi ashtu edhe shpirti ka nevojë për ushqime ngrohtësi. Ndoshta prej natyrës unë dhe Albani jemi pak më diskretë e të rezervuar por në heshtje dhe me dashuri e zemër jemi munduar të ndihmojmë ku kemi mundur”.

“Faleminderit të gjithë bashkëatdhetarëve tanë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, e Diasporë, që edhe njëherë dëshmuan që kur bashkohemi në emër të dashurisë mund të marrim në dorë fatet e kombit e të bëjmë diferencën. Është dëshmia se ende ka shpresë. Paqe dhe dashuri për të gjithë ju”, ka shkruar mes të tjerash këngëtarja Cani./telegraf

https://www.instagram.com/p/B5kvZZ0Fruh/?utm_source=ig_embed

Të ngjashme