Konkursin e bukurisë të organizuar për herë të parë në Turqi në vitin 1936 e fitoi vajza nga Çamëria, Haxhire Mirushoglu. Bukuroshja, ishte me perjardhje nga Filati i Çamërisë, e cila bashkë me familjen e saj jetonte në Izmiri.
Babai i saj, Xhevat Mirushi njihej si patriot dhe atdhetar i rezistencës për shpërnguljen e çamëve nga trojet e tyre etnike,nga vitet 1920-1923 ai e kundërshtoi rreptësisht edhe komisionin ndërkombëtar që vëzhgonin.