Ajo erdhi në Kosovë, garoi në kom-peticionin e bukurisë Miss Kosova dhe doli fituese.
Me fitoren e saj, Camila Barraza nga Argjentina ngjalli shumë polemika.
Pse një vajzë nga Argjentina të rrëmbejë kurorën e më të bukurës së Kosovës, a e reprezenton ajo bukurinë kosovare dhe a është e drejtë ndaj vajzave të tjera shqiptare që titullin ta marrë vajza që vjen prej një vendi i cili nuk e njeh Kosovën si shtet, ishin pyetjet që ngjallën debat mbi fitoren e saj.
Por në mes kritikave e debatit, Camila Barraza shkoi e e përfaqësoi Kosovën në Miss Universe, por nuk ia doli të hyjë as në përzgjedhjen prej 15 vajzash.
“Jam shumë e lumtur që e përfaqësova vendin tim në mënyrën më të mirë të mundshme, Nuk kam fituar kurorën, por më lejoni t’ju tregoj diçka.
E kam pasur njërën ndër eksperiencat më të mira në jetë, kam mësuar shumë dhe kam takuar njerëz të mrekullueshëm dhe më e rëndësishmja, e kam prezantuar Kosovën me gjithë zemër, isha krenare që e bëra dhe do të vazhdoj ta bëj”, ka shkruar Barraza në profilin e saj në instagram.