Misteri rreth truprojës së Trumpit me dorë artificiale

Washington | 25 Jan 2017 | 14:35 | Nga

Mediat sociale kanë filluar me publikimi e një video misterioze pas inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Donald Trump.

Ishte pikërisht truproja i presidentit dhe zonjës së parë të Amerikës, që u bë shumë i përfolur. Në bazë të një video të fundit tregohet se prapa presidentit të ri dhe zonjës së parë Melania Trump, qëndronte një truprojë mashkull, e në trupin e të cilit vërehet një detaj tejet i çuditshëm.

Sipas përdoruesve të shumtë të rrjeteve sociale, tanimë argumentohet se dora e truprojës në fjalë, është e rreme apo thënë qartë artificiale, teksa personi në fjalë pothuajse gjatë gjithë kohës mban gishtin e tij të vogël të dorës artificiale, transmeton Indesonline.

Po ashtu në bazë të disa agjentëve, është duke u shqyrtuar se si krahët e tij nuk janë duke lëvizur dhe duart e tij mbetën në të njëjtin pozicion për disa minuta të tërë. Dyshimet për fshehje të armës nën xhaketën e tij janë duke vazhduar.

“Një protezë e futur nën pallton e tij, agjenti në fjalë mban një armë e cila nuk është e drejt e askujt tjetër përpos atij, por që e bën për të siguruar familjen presidenciale Trump”, thuhet në një nga komentet.

Ndryshe gjatë të premtes ditën kur edhe u bë inaugurimi i presidentit amerikan, siguria ishte tejet e lartë, në rrethimin presidencial, me limuzina që udhëtuan më shumë se dy milje poshtë në drejtim të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti i fundit që u vra, ishte John F Kenedy në Dallas, në vitin 1963, por Trump ka polarizuar opinionin në Amerikë në një shkallë të paparë më parë dhe Shërbimi Sekret ishin padyshim të stresuar lidhur me sigurinë e tij.

Në mars të vitit 1981, vetëm dy muaj pas inaugurimit ishte Presidenti Ronald Reagan i cili i shpëtoi një atentati në Washington.

Kurse Sekretari për Media i Shtëpisë së Bardhë, James Brady u la i paralizuar nga vrasësi John Hinkli, i cili u lirua nga një spital psikiatrik vitin e kaluar./Indeksonline

 

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme