MIT e PK takohen për segmentin rrugor Zahaq-Hyrja e Pejës

Prishtinë | 18 Kor 2019 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten priti në takim përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, drejtoria e Trafikut Rrugor Qendror dhe njësitit nga Peja.

Lekaj ftoi këtë takim mes organeve të rendit dhe ekspertëve të MIT, për harmonizim të veprimeve për plotësimin e kërkesave të qytetarëve të Pejës për kyçje në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë (Zahaq).

Me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve pa penguar mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafikun rrugor, një ekip i përbashkët i MIT dhe Policisë, do të jenë në teren nga nesër.

Lekaj ritheksoi këmbëngulësinë e tij që të gjenden pranë qytetarëve me infrastrukturën e duhur, sa herë që kërkesat e tyre janë të arsyeshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme