Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka lansuar Programin Financiar për Inovacion dhe Ndërmarrësi për financimin e bizneseve fillestare-“Start-up” në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.
Po ashtu është nënshkruar marrëveshja për hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarësisë në ketë qytet, raporton Ekonomia Online.
Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se ndjehet i lumtur që Mitrovica po bëhet me një qendër inivative ku të rinjtë do të kenë mundësinë të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Pa punën tuaj e të mësimdhënësve nuk do ishte e mundur ky sukses ne sot jemi bashkë si burokrat edhe me ministrat jemi të juaj mundohemi të ju përkrahim çdo ditë ministrin Hamzën e falënderojmë që ka mbështetur Mitrovicën që pa të ndoshta nuk do bëhej ky objekt. Kemi ardhur për inivacion dhe do flasim për këtë sepse është perspektiva e madhe është e ardhmja e Kosovës”.
Ministri i Inovacionit Besim Beqaj, ka treguar rëndësinë e kësaj qendre e cila do të ndikojë jashtëzakonisht shumë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
“Jemi këtu për të treguar rëndësinë dhe përkushtimin që ka shteti nw drejtim të zhvillimit ekonomik i ka kaluar koha infrastrukturës fizike, por jemi kah rinia inovacioni të jenë bartës të konkurrentshmërisë të zhvillimit”.
“Bota po ec shpejtë krejt kjo po shkon drejt futjes së teknologjisë informative, Kosova është vend strategjik dhe në mënyrë të jashtëzakonshme po bëhet e fuqishme në drejtim të globalizimit sepse sikur i riu që pati përkrahje ne kemi shumë të rinj që janë duke i bërë ekonomisë së Kosovës konkurrent nw rajon”.
“Idetë e reja për biznes janë fuqia e ndërmarrësisë dhe po merr kahje po ristrukturon botën ekonomike, gjetja e zgjedhjeve të reja marketingu produktivitet komunikimi prezantimi që duhet të ketë rinia janë rruga që mund të bashkoj kauzën tonë drejt impaktit që është për të ruajtur mirëqenien e vendit tonë dhe për të rijnë që duhet të kryejnë shërbimet e tyre ne Kosovë”.
Beqaj tha se kjo qendër është e 4 me radhë dhe ftoj të rinjtë të aplikojnë për projektet dhe idetë e tyre që janë kreative të jetësohen.
“Qendra këtu është qendra e 4 pas Prishtinës, Pejës, ajo qw do bwj ndryshime është parku inovacionit në Prizren që tanimë ka 40 milionë euro investime dhe besoj se Kosova nga orientimi ushtarak po shkon ne drejtimin ekonomik ku rinia do ta gjej veten”, tha Beqaj.
Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se i vije mirë që Mitrovica tashmë ka Universitetin e saj në një objekt modern dhe studentët mitrovicas të kenë kushtet më të mira.
“Ndihem i lumtur që sot jam në mesin tuaj, janë 3 arsye jam në qytetin tim, jam në një objekt të dijes shkencës në një objekt të rëndësisë të veçantë dhe u uroj gjithëve që pas 30 viteve po kthehen në shtëpi të vet po bëhen me shtëpi të tyre, dhe jemi për qendrën e inivacionit dhe ndërmarrësisë ku gjitha trendet e studimet dëshmojnë se ka nevojë për një ndërlidhje të qëndrueshme mes universiteteve ardimit e biznesit për të krijuar kuadro të
“Ndihem i lumtur që sot jam në mesin tuaj, janë 3 arsye jam në qytetin tim, jam në një objekt të dijes shkencës në një ibjekt të rëndësisë të veçantë dhe u uroj gjithve që pas 30 viteve po kthehen në shtëpi të vet po bëhen me shtëpi të tyre, dhe jemi për qendrën e inivacionit dhe ndërmarrësisë ku gjitha trendet e studimet dëshmojnë se ka nevojë për një ndërlidhje të qëndrushme”.
“Si qeveri jemi fokusuar në rritjen e qëndrueshme ekonomike, pa investime në arsim nuk mund të flasim. Ne si Kosovë në disa sektorë qëndrojmë mire kemi rritje të qëndrueshme ekonomike viteve por disa tjera nuk janë aq mirë”.
Hamza premtoi se së shpejti Universiteti i Mitrovicës do të menaxhoj vet buxhetin e saj si organizatë e pavarur.
“Nëse krahasohet me vitin e kaluar buxheti i Universitetit të Mitrovicës ka në total rritje 65%, do të vazhdoj të përkrahet me fonde për laboratorë, punë praktike për student etj dhe i premtoj rektorit se në proceset e ardhshme buxhetore jy universitet do jetë organizatë buxhetore e pavarur dhe ju vetë do ta menaxhoni”, tha Hamza.
Rektori i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, Alush Musa tha se Qendra e inovacionit i jep shpirt Universitetit tonë i takon njerëzve qe duan të zhvillojnë Mitrovicën, raporton Ekonomia Online.
“Është ndjenë e mirë që jemi këtu në një ambient modern kërkuar në kampusin e Universitetit të Mitrovicës që janë ngritur me fonde të Kosovës për kampusin dhe kushtet presim të organizojmë ngjarje madhështore ku do festojmë dhe jemi mbledhur për një ngjarje që do ndikoj ajo është qendra e inovacionit”, tha Musa.
“Kjo qendër e inovacionit dhe ndërmarrësisë do ta shndërroj Universitetin tonë në qendër zhvillimi për qendra të biznesit që paraqet bashkëpunimin e Universitetit dhe bizneseve. Qendra e inovacionit i jep shpirt Universitetit tonë i takon njerëzve qe duan të zhvillojnë Mitrovicën”, tha ai.
Ndërsa studenti Shend Musliu tregoi para të pranishmeve eksperiencën e tij me inovacion ku ministria që drejton Besim Beqaj i kishte ndihmuar në projektin e tij inovativ për një biznes që ishte financuar me 10 mijë euro.
Në fund rektori i ndau një mirënjohje Veselit për përkrahjen e tij që ka bërë ndaj vendlindjes se tij.