Kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Dejan Guresiq, ka thirrur në mbledhje urgjente asamblistët e kësaj komune.
Në mbledhjen që është thirrur për orën 13:00 janë vetëm dy pika të rendit të ditës, ndërsa ftesën e ka siguruar edhe KTV-ja:
Do të diskutohet rreth zonës së këmbësorëve në pajtim me marrëveshjen e Brukselit dhe rregullimi i urës kryesore mbi Ibër.