Mitrovica, komuna më e varfër në Kosovë

Prishtinë | 22 Nën 2020 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Mitrovicës, po konsiderohet si komuna më e varfër në Kosovë.

Kjo tregohet në statistikat e Agjencisë së Statistikave e Kosovës, e cila së fundmi publikoj statistikat e Mirëqenies Sociale.

Numri i familjeve që kanë kërkuar ndihmë sociale ka shënuar rritje në tre mujorin e fundit.

24 mijë e 496 familje tani për tani janë pjesë e ndihmës sociale.

Gjatë muajve prill, maj, qershor numri i familjeve që kërkuan ndihmë sociale ishte 24 mijë e 339.

Komuna me më së shumti familje që përfitojnë nga skema e ndihmave sociale është Mitrovica.

Në këtë komunë 2263 familje përfitojnë nga skema e ndihmave sociale.


Të ngjashme