Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, sot ka pritur në një takim kryetaren e OJQ- Shoqata “Së bashku” me seli në Zvicër, Marianne Zutt, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, me ç’rast kanë nënshkruar kontratën për dhënien në shfrytëzim të pronës së komunës për krijimin e një qendre për personat me aftësi të kufizuara.
Përmes kësaj kontrate OJQ Shoqata “Së bashku” do të bëj renovimin e objektit të dhënë në shfrytëzim nga Komuna e Mitrovicës, duke e bërë atë funksional dhe hapësira në fjalë të ofrojë shërbime për personat me aftësi të kufizuara.
Me këtë rast Mujka, ka falënderuar të pranishmit për iniciativën e ndërmarrë duke thënë se komuna është e gatshme tu ndihmoj dhe të bashkëpunoj me ta çdo herë në të mirë të qytetarëve tanë.
Edhe Zutt, falënderoi nënkryetarin Mujka, për mbështetjen e komunës për dhënien në shfrytëzim të pronës për rregullimin e një qendre që do tu shërbej personave me aftësi të kufizuar .
Ky objekt do të filloj të rinovohet nga muaji tetori i këtij viti ndërsa përurimi i tij do të bëhet në fillim të muajit shkurt 2020