Sot u shënua Dita e Dëshmorëve të Mitrovicës qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule, në varrezat e dëshmorëve në Shipol, me rastin e kësaj Dite.
Kjo u bë e ditur në komunikatën e dërguar nga Komuna e Mitrovicës, aty thuhet se edhe Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.
Me këtë rast i Bahtiri e vlerësoo lartë kontributin e jashtëzakonshëm të 76 dëshmorëve nga komuna e Mitrovicës, të rënë në luftën e fundit për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Pastaj në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” u mbajt një manifestim për nder të kësaj dite, ku të pranishëm ishin kryetari i komunës, Agim Bahtiri, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zv. ministri i MMPH-së, Gjergj Beka, përfaqësues të FSK-së, përfaqësues komunal dhe shumë familjarë të dëshmorëve.
Bahtiri në fjalimin e tij tha se nderimi më i madh për këta dëshmorë, është puna e përbashkët për ndërtimin e një Kosovë, ku liria e arritur me shumë mund dhe sakrificë nuk guxon të keqpërdoret.
Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Mitrovicës, tha se pa Mitrovicën nuk do të bëhej kombi shqiptar dhe nuk do të bëhej as Kosova, liria, shteti i pavarur dhe sovran i saj.
Disa nga dëshmorët e dekoruar me titullin “Hero i Kosovës” ishin: Afrim Hajrizi, Avni Dibrani, Gazmend Baliu, Isë Merrnica, Muhamet Gashi, Nysret Musa, Sabedin Prekazi, Bislim Bislimi.