Një person ka lajmëruar se i ka gjetur disa të holla afër objektit të një banke në Mitrovicë dhe se është duke e pritur pronarin që përmes stafit të bankës t’ia dorëzojë ato.
Mësohet se qytetari në fjalë është pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Ai një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një shkrese në Facebook, ku ka shkruar:
“Këto të holla i kam gjetur në bankomat të bankës NLB nē Rr. Mbretëresha Teuta, Mitrovicë dhe pres nëpërmjet te stafit të bankës t’ia dorëzoj pronarit” ka shkruar ai.