Ekonomia Online
FUNDIT

Mitrovicasit mbesin pa ujë, nga ujësjellësi tregojnë se kur do të zgjidhet problemi

Mitrovicasit mbesin pa ujë, nga ujësjellësi tregojnë se kur do të zgjidhet problemi

Të martën në orët e mbrëmjes ka shpërthyer gypi kryesor i Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica”, i cili pritet të rregullohet sot në orët e pasdites. Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Ujësjellësit Rajonal të Mitrovicës, Niman Baliu. Sipas tij, për shkak të shpërthimit të gypit kryesor e cila ndodhet tek xhamia “Haxhi Veseli”, […]

Të martën në orët e mbrëmjes ka shpërthyer gypi kryesor i Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica”, i cili pritet të rregullohet sot në orët e pasdites.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Ujësjellësit Rajonal të Mitrovicës, Niman Baliu.

Sipas tij, për shkak të shpërthimit të gypit kryesor e cila ndodhet tek xhamia “Haxhi Veseli”, veriu i Mitrovicës, disa lagje në Mitrovicë dhe disa fshatra përreth saj kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes.

“Sot është duke u punuar në sanimin e rrjedhjes në gypin kryesor tek xhamia ‘Haxhi Veseli’, i cili ka shpërthyer mbrëmë dhe për shkak të cilit disa pjesë të qytetit të Mitrovicës dhe rrethinës kanë mbetur pa ujë të pijes siç janë: qendra e qytetit të Mitrovices, veriu i Mitrovicës, Reka, Tuneli i parë dhe Stan Tergu. Sot gjatë ditës po planifikojmë që përfundon, ka thënë Baliu.

Të ngjashme