Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në Mitrovicë të Veriut, pasi të njëjtit kanë fyer e më pas edhe kanë sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj kosovarë.
Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore ku edhe u është ofruar tretmani mjekësor, sipas raportit të Policisë.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.