Një vajzë e mitur në Mitrovicë është therur me thikë nga motra e saj.
E mitura ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje që kanë pasur mes vete.
Ndërsa, e dyshuara është arrestuar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
“Mitrovicë, 11.12.2020-16:30. Viktima femër e mitur kosovar e ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) nga motra e saj. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe e njëjta ka marrë tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara dhe me vendim të prokurorit kujdestar i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.