Pagjumësia mundet të shërohet nëpërmes rrugëve natyrale pa përdorur asnjë lloj tablete.
Një gotë me qumësht të nxehtë dhe mjaltë është receta ideale kundër pagjumësisë dhe nëse para gjumit ndieni uri më së miri do të ishte që të hani disa ushqime që janë të pasura me karbohidrate, siç janë buka integrale, produkte nga mielli apo farëra, të cilat mund t’i kombinoni me mish gjeli deti, tune dhe jogurt.
Personat që lëngojnë nga çrregullimet e gjumit do të duhej që gjatë vaktit të fundit të ditës të shmangin djathërat e fortë, peshkun e thatë, të kripur apo të konservuar, sallamet, mishin e thatë, lakrën e thartë, trangujt e konservuar, ullinjtë, çokollatën dhe spinaqin.
Ushqimet e përmendura përmbajnë tira-minë, molekula e cila stimulon lirimin e norepinerfinës, stimuluesin e trurit i cili na mban zgjuar.
Kafja dhe alkooli nuk është e nevojshme as të përmenden.
Në vend të antidepresivëve dhe gjërave ndihmëse për gjumë, ndryshimi i kombinimit të ushqimit tek vakti i fundit (darka) do të ndikonte pozitivisht në kualitetin e gjumit. Borziloku dhe sherbela ndikojnë krejtësisht ndryshe nga mëlmesat tjera dhe kanë ndikim të butë qetësues.