Banorët e jug perëndimit të Anglisë, janë zgjuar sot në një mjegull të rrallë me ngjyrë rozë, derisa temperatura shënonte rreth 18 gradë Celsius, dyfish më shumë se temperatura e zakonshme në këtë kohë shkurti.
Sipas meteorologëve ky fenomen natyror, është shkaktuar nga rrezet e lindjes së diellit, që depërtonin me vështirësi nëpër mjegullën e dendur.
Skena misterioze ka zgjatur për disa orë, duke dobësuar dukshmërinë nëpër aeroportet e zonës dhe për pasojë, anulimin e shumë fluturimeve.
Në anën tjetër, nxehtësia që mbretëronte, largoi mjegullën dhe lejoi ndriçimin e diellit. Kjo fundjavë, do të jetë më e nxehta në Angli, që prej fillimit të këtij viti.