Mjekë dhe infermierë nga Prizreni nisen për në Shqipëri

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Një ekip i Shërbimit Urgjent, i përbërë nga një mjek dhe dy infermierë, sot është nisur drejt Shqipërisë me autoambulancë të pajisur me materiale për intervenim të shpejtë, për të ofruar ndihmë qytetarëve në zonat e prekur nga tërmeti.

Krahas kësaj në koordinim me institucionet qendrore do të niset edhe një automjet i zjarrfikësve, ndërkaq nga buxheti komunal kemi ndarë mjete financiare për të dërguar rreth 1000 pako ushqimore në Shqipëri.

Postimi i plotë:

“Si Komunë, nga nesër do të fillojmë edhe me grumbullimin e ndihmave nga qytetarët, të cilët mund të dhurojnë veshmbathje, batanije dhe gjëra të tjeratë nevojshme, në objektin e Qendrës për Punës Sociale si pikë grumbulluese, i cili gjendet pranë stacionit të zjarrfikësve”.

“Ftoj të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten kësaj iniciative dhe të tregojnë solidaritetin e tyre duke dhuruar gjësende për ndihmë”.

Fotografia e Mytaher Haskuka

Të ngjashme