Ekonomia Online
FUNDIT

Mjekë nga Italia dhe QKUK operuan 11 pacientë me probleme në zemër

Mjekë nga Italia dhe QKUK operuan 11 pacientë me probleme në zemër

Mjekët italianë, të asistuar nga mjekët kosovarë, në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK, kanë operuar 11 pacientë me probleme në zemër. Janë gjashtë fëmijë​ të ​operuar nga ekipi italian, i​ udhëhequr nga doktor Bruno Murzi, me ndihmën e​ ekipit vendor, i​ udhëhequr nga doktor Adem Grbolar dhe ekipi i kardiokirurgëve tjerë, që kishin defekt të​ […]

Mjekët italianë, të asistuar nga mjekët kosovarë, në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK, kanë operuar 11 pacientë me probleme në zemër.

Janë gjashtë fëmijë​ të ​operuar nga ekipi italian, i​ udhëhequr nga doktor Bruno Murzi, me ndihmën e​ ekipit vendor, i​ udhëhequr nga doktor Adem Grbolar dhe ekipi i kardiokirurgëve tjerë, që kishin defekt të​ bashkëlindur të​ zemrës, defekt të​ septumit ventrikular, defekt të​septumit atrial, si dhe duktus perzisten arterial.

Fëmijët janë përzgjedhur nga Klinika e Pediatrisë, doktor Ramush Bejiqi dhe ekipi kardiologjisë pediatrie.

Pacientët e operuar janë​ pa asnjë​ komplikim postoperativ.

Ndërkaq, pesë pacientë​ të moshës së rritur kishin probleme me aneurizmën​e aortës, sëmundje të valvulave dhe sëmundje koronare.

​ Të​ gjithë pacientët e operuar janë​ lëshuar në​ mjekim shtëpiak, pas trajtimit postoperativ, pa komplikime

Mjekët italianë do ta vizitojnë sërish Kosovën,​ me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe thellimit të bashkëpunimit me mjekët kosovarë.

Të ngjashme