Mjekë nga Shqipëria në QKUK

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 08:14 | Nga

Shkëmbim i ndërsjellë i mjekëve sipas nevojave të Shqipërisë nga spitalet e Prizrenit dhe të Gjakovës dhe nga ana tjetër, mjekë të qendrave universitare të Shqipërisë për të dhënë shërbim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ishte ndër çështjet e diskutuara, e sanksionuar tashmë edhe në marrëveshjen mes dy shteteve, midis ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Uran Ismajli, të enjten në Tiranë.

“Kjo është një mundësi e mirë për të ndarë eksperiencat dhe për të mbështetur njëri-tjetrin në reformimin e sistemit shëndetësor si këtu në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, shkruan Koha Ditore.

Duke u ndalur në reformat e nisura nga Qeveria shqiptare, jo vetëm sa i takon infrastrukturës shëndetësore, por edhe lehtësimit të procedurave burokratike, për të siguruar një shërbim në kohë dhe me cilësi për qytetarët, Manastirliu i ofroi mbështetjen pa rezerva Qeverisë së Kosovës, në ndërtimin e institucioneve shëndetësore dhe në reformat e nisura për të kthyer besimin e qytetarëve tek sistemi shëndetësor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme