Mjekësisë Ligjore i bëhet zgjidhje e përkohshme financiare për gërmimet në Serbi

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 08:26 | Nga

Ministria e Drejtësisë (MD) ka gjetur një zgjidhje të përkohshme sa i përket sigurimit të mjeteve financiare për Departamentin e Mjekësisë Ligjore (DML) për të marrë pjesë në gërmimet të cilat po zhvillohen në Kizhevak të Rashkës në Serbi.

Në këtë lokacion dyshohet për trupa të varrosur të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Iniciativa për sigurimin e mjeteve është ndërmarrë pas bojkotit disa javor të pjesëtarëve të DML-së, për shkak të mungesës financiare.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi, ka thënë se është dashur ta bëjnë këtë zgjidhje në mënyrë që mos të këtë mungesë të përfaqësuesve nga Kosova në Serbi. Ka theksuar se shpresojnë që shumë shpejt të gjendet një zgjidhje më afatgjatë për këtë çështje.

“Kjo është një zgjidhje e përkohshme që ne e kemi bërë si Ministri e Drejtësisë, praktikisht një shumë të caktuar të mjeteve që e kemi pasur të lirë për momentin në Institutin e Mjekësisë Ligjore e që është afërsisht e paraparë me atë që po zhvillohet në Serbi deri në një zgjidhje të përhershme. Kemi diskutuar edhe me Komisionin qeveritar për persona të zhdukur edhe me grupin dialogues për të gjetur një zgjidhje të përhershme dhe mendoj se jemi afër zgjidhjes ku pavarësisht rrethanave në të ardhmen të ketë mjete për këtë çështje”, ka deklaruar Dushi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme