Nga janari 1 388 raste të dhunës në familje, kërkohet fond i veçantë për trajtimin e këtyre personave

Prishtinë | 28 Sht 2020 | 11:33 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në takimin koordinues me temë “Trajtimi i rasteve të dhunës në familje në kohën e pandemisë, zëvendësministri i Drejtësisë, njëherit Koordinatori Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Florian Dushi, ​ ka thënë se qëllimi i takimit është koordinimi i luftimit të dhunës në familje, raporton Ekonomia Olnline.

Ai ka thënë nga janari janë regjistruar 1 388 raste të dhunës në familje.

“Gjatë periudhës janar-gusht janë regjistruar 1 388 raste. Kjo tregon se numri i rasteve ka shënuar rritje, por çfarë është më shqetësuese është se numri i raportimeve të raste ka shënuar rënie. Kjo na bënë të rrisim angazhimin”.

Ai ka thënë se në përpjekje për uljen e rasteve të dhunës, MD-ja do të fillojë me një fushatë vetëdijësuese kundër kësaj dukurie.

Dushi ka thënë Policia e Kosovës ka nevojë për kushte më të mira për trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

“Konsiderojmë se duhet të ndahet një fond i veçantë për trajtimin e rasteve dhe kujdesin e personave ndaj të cilëve ushtrohet dhunë”.

Dushi ka thënë se duhet të ketë edhe trajnime për personelin që merren me rastet e dhunës në familje, raporton EO.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësues nga Policia, Këshilli Prokurorial Qendra Sociale, Këshilli Gjyqësor dhe Qendra Strehimore.

Të ngjashme