Ekonomia Online
FUNDIT

Mjekët në Skoci tani mund ta përshkruajnë “ecjen në natyrë” si terapi

Mjekët në Skoci tani mund ta përshkruajnë “ecjen në natyrë” si terapi

Mjekët në Skoci prej këtij muaji mund t’ia përshkruajnë paralel me recetën e barnave edhe ecjet në natyrë pacientëve të tyre. Ky është programi i parë i këtij lloji që do të jetësohet në Britaninë e Madhe, transmeton Gazeta Express. Përshkrimi i ecjes në natyrë, parasheh që të ketë ndikimin në uljen e shtypjes së […]

Mjekët në Skoci prej këtij muaji mund t’ia përshkruajnë paralel me recetën e barnave edhe ecjet në natyrë pacientëve të tyre.

Ky është programi i parë i këtij lloji që do të jetësohet në Britaninë e Madhe, transmeton Gazeta Express.

Përshkrimi i ecjes në natyrë, parasheh që të ketë ndikimin në uljen e shtypjes së gjakut, shqetësimit dhe të rrisë lumturinë për pacientët e sëmurë nga diabeti, sëmundjet mendore, stresi, sëmundjet e zemrës dhe të prekur nga sëmundjet e tjera.

Janë edhe disa aktivitete të tjera që e shoqërojnë programin, e të cilat mund të përshkruhen nga mjeku. Disa prej sugjerimeve hyn edhe shëtitja me qen, ndjesia e barit në pranverë, shijimi i erërave të forta dhe detit.

Të ngjashme