Mjekët e Spitalit Universitar të Traumës arritën që të shpëtojnë jetën e 17 vjeçarit që u plagos dje me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, pranë gjimnazit “Andon Zako Çajupi”, Tiranë. Ndërhyrja e rrallë dhe të vështirë tek adoleshenti i ka shpëtuar atij jetën, por edhe këmbën. Gjatë një operacioni që zgjati 3 orë e gjysmë, mjekët thanë se në vend të venës është vendosur një protezë që e mbajti në jetë adoleshentin dhe shpëtoi këmbën e tij.
Mjekët bëjnë të ditur se i riu është përmirësuar. 17 vjeçari K.S. pa kaluar 24 orë pas ndërhyrjes kirurgjikale, ka paraqitur parametra jetësor të përmirësuar, raporton Citynews.al.
Mjekët bënë të ditur se 17 vjeçari ka marrë goditje të fortë në zonën femonale, pjesën afër kofshës dhe rastet e shpëtimit janë të pakta për shkak të hemorragjisë së konsiderueshme nga dëmtimi i venës.
Në momentin e mbërritjes në spital, i riu ishte në gjendje shoku, pa puls dhe pa tension. Ekipi reanimator dhe i kirurgjisë vazale dha ndihmën e shpejtë dhe operacioni zgjati 3 orë e 30 minuta.
Pacientit i është vendosur një graft protezë vaskulare e ngjashme me venën. Mjekët e cilësojnë ndërhyrjen si një mrekulli për jetën dhe këmbën e të riut.