Mjekja amerikane nuk do t’i kontrollojë të pavaksinuarit: Kjo është urgjencë

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Një mjeke në Florida të Shteteve të Bashkuara ka thënë se nuk do t’i trajtojë më pacientët që nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit. Sidoqoftë, ajo do të bëjë disa përjashtime.

Lina Marraccini, mjeke e kujdesit parësor shëndetësor, i kritikoi pacientët për mungesë vetëmohimi përmes një letre, në të cilën gjithashtu tha se personat e pavaksinuar përbëjnë rrezik të madh për stafin e saj.

“Kjo është urgjencë e shëndetit publik, shëndeti i publikut bëhet prioritet para të drejtave të cilitdo individ në këtë situatë. Duket se ka mungesë të vetëmohimit dhe shqetësimit për barrën mbi shëndetin dhe mirëqenien e shoqërisë sonë nga takimet tona”, thuhet në letrën e mjekes, shkruan Fox News.

Zonja Marraccini tha se ndalimi ndaj pacientëve të pavaksinuar është marrë pas miratimit të vaksinës së kompanisë Pfizer nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve. Nga 15 shtatori, ajo nuk do t’i kontrollojë më pacientët që nuk e kanë marrë të paktën dozën e parë, por do të bëjë disa përjashtime.

“Nëse ndonjëri nga pacientët tanë ka një arsye të vlefshme mjekësore pse nuk e ka marrë vaksinën ose që do ta marrë dozën e parë deri më 15 shtator, ju lusim që të na informoni”, shkroi ajo.

Ndryshe, Florida është duke u përballur me përhapje të madhe të koronavirusit dhe kjo ka shkaktuar numër të madh të pacientëve nëpër spitale.

Marraccini i bashkohet mjekut Jason Valentine nga Alabama, i cili muajin e kaluar njoftoi se nuk do t’i kontrollojë pacientët e pavaksinuar duke nisur nga 1 tetori.

Të ngjashme