Mjekja holandeze në gjykatë pasi kreu eutanazi

| 27 Gus 2019 | 10:46 | Nga

Një mjeke holandeze është shfaqur në gjykatë pasi ka kryer eutanazi mbi një pacient që vuante nga çrregullime të rënda mendore.

Prokurorët thonë se mjeku nuk bëri sa duhet për të verifikuar pëlqimin e pacientit.

Ky është rasti i parë i tillë që kur Holanda e legalizoi eutanazinë në vitin 2002.

Pacientja 74 vjeçare vuante nga sëmundja e Alzheimerit kur vdiq në vitin 2016.

Mjekja dyshohet se e qetësoi gruan dhe i kërkoi familjes së saj që ta mbanin poshtë përderisa administri ilaçin vdekjeprurës.

Prokurorët thonë se pacienti tregoi rezistencë gjatë procesit.

Ndërsa doktorja, e cila nuk është emëruar, thotë se ka vepruar me kujdes.

Prokurorët thonë se nuk po kërkojnë dënim me burg për mjeken por duan të sqarojnë sesi ligji i eutanazisë vlen për pacientët që vuajnë nga çrregullimet mendore.

Të ngjashme