Mjeko-ligjorët kanë arritur në vendin ku djali e vrau babin me thikë në Prizren.
Rasti ka ndodhur në Lagjen “Dardania”, në Prizren, teksa sipas policisë i dyshuari ka sulmuar me thikë prindërit e tij.
Si pasojë e plagëve të marra, babai i të dyshuarit ka ndërruar jetë. “Ju informojmë se sot me datë 25 dhjetor 2020, rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se në lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” është duke ndodhur një rast dhune në familje ku djali është duke i sulmuar prindërit. Patrulla policore ka arritë në vendngjarje dhe ka arrestuar personin e dyshuar M. H., rreth 30 vjeç, i cili e ka sulmuar prindin e tij me thikë.
Si pasojë e plagëve të marra viktima (prindi) përkatësisht babai, rreth 50 vjeç ka ndërruar jetë. Emergjenca, njësitë policore dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmanollaj, për Express