Mjeku gjerman pushohet nga puna pasi vaksinoi gabimisht një vajzë 9-vjeçare

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Një mjek në Gjermani është pushuar nga puna, pasi gabimisht vaksinoi një vajzë 9-vjeçare kundër Covid në një qendër në Bobingen të Bavarisë. Kjo është një praktikë e paautorizuar në Gjermani, ku vaksina injektohet vetëm nga mosha 12 vjeç e sipër.

Mjeku u padit për lëndime nga pakujdesia dhe u pushua menjëherë nga puna. Ai i kërkoi falje babait të fëmijës, i cili duhet të ishte marrësi i vërtetë i dozës së vaksinës, duke deklaruar se ai e kuptonte që fëmija konsiderohej i rrezikuar.

Lajmi u raportua nga media kombëtare në Gjermani. Deri më tani, fëmija që po mbahet nën vëzhgim mjekësor, nuk ka paraqitur ndonjë efekt anësor.

Të ngjashme