Mjeku i Fiorentinës ishte frikësuar për jetën kur u shtri në spital me Coronavirus

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Mjeku i Fiorentinës, Luca Pengue, pranon se ishte frikësuar për jetën e vet kur u shtri në spital me koronavirus.

Fiorentina është një nga klubet që është goditur më së rëndi nga pandemia COVID-19. Së fundi është raportuar se tre lojtarë e tre anëtarë të stafit kanë dal pozitiv në testet në ditët e fundit, para kthimit në stërvitje.

Ndërkohë muajin e kaluar, disa anëtarë të stafit, përfshirë edhe Pengue, si dhe lojtarët Dushan Vlahoviq, Patrick Cutrone e German Pezzella, kanë qenë me koronavirus.

Pengue ishte goditur më së rëndi. Ai u shtri në spital.

“Kisha disa ditë të vështira dhe momente të frikës. Ishte e vështirë për mua dhe familjen time”, ka treguar mjeku Pengue për “TGR Rai”.

Ai ka thënë se gjashtë personat që janë diagnostikuar me koronavirus së fundi nuk po tregojnë simptome.

“Të gjashtë personat janë pa simptome dhe testet kanë treguar një formë shumë të vogël të virusit”, ka thënë Pengue.

Të ngjashme