Mjeku shqiptar: Vaksina s’duhet të jetë e detyrueshme sidomos tek fëmijët, popullsia do fitojë imunitet

Prishtinë | 17 Sht 2021 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Mjeku shqiptar, Sulejman Çelaj, thotë se vaksina s’duhet të jetë e detyrueshme sidomos tek fëmijët, por që popullsia do fitojë imunitet. Në një intervistë për Ora News, Sulejman Çelaj, u shpreh se duhet të mësohemi që të bashkëjetojmë me Covid-19.

Sipas mjekut këtë vit situata e pandemisë, nuk do të jetë e vështirë sa vitin e kaluar, duke qenë se popullsia ka fituar imunitet, qoftë natyral, apo edhe nga vaksina.

Çelaj: Duhet të mësohemi që të bashkëjetojmë me Covid-19. Covid-19, u shfaq në kohë të paparashikuara. Kemi parë që në Pranverë në Shqipëri dhe në Kosovë, shifrat ishin shumë të ulëta dhe kishim fare pak të infektuar dhe të vaksinuar. Ndërkohë sot në Izrael shohim se edhe pse 90% popullatës janë vaksinuar, regjistrohen mbi 5 mijë- 6 mijë të infektuar në ditë. Shohim se virusi është i jashtëzakonshëm. Nuk besoj se situata do të jetë si në vitin e kaluar. Kohë pas kohe do të krijohet edhe imuniteti i tufës, njerëzit do të fitojnë imunitet, e sidomos edhe me vaksinim do të ulet vdekshmëria dhe gjendja alarmante, raporton Ora News.

Më tej mjeku thekson se vaksina nuk duhet të bëhet e detyrueshme e sidomos tek fëmijët.

Çelaj: Kjo pandemi ka kaluar të gjitha kufijtë e normales. Vaksina e detyrueshme është për t’u habitur sepse vaksina ka të njëjtin efekt, krijon imunitet artificial, ndërkohë që shumica e popullsisë kanë fituar imunitet natyral. Disa kanë imunitet natyral. Nuk është e detyrueshme vaksina. Një njeri i infektuar paraqet rrezikshmëri për publikun, nga kjo nisen dhe ekspertë dhe thonë që duhet të bëhet e detyrueshme. Unë mendoj se nuk duhet të jetë e detyrueshme e sidomos tek fëmijët.

Të ngjashme