Turbullimi i ujit të pijes në mëngjesin e sotëm në Lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë ka ndodhur për shkak të punimeve që janë duke u bërë në përmirësimin e gypave dhe të përpunimit të ujit për pije. Ndërkaq zyrtarët e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” thonë se ky turbullim ka qenë momental.
Zëdhënësja e ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku ,ka thënë se turbullimi ujit është shkak i punimeve teknike në fabrikën e trajtimit të ujit në Badoc. Sipas saj, për këto punime ujësjellësi i ka informuar me kohë konsumatorët e vet.
“Punimet kanë përfunduar mbrëmë në orët e vona, dhe ky ujë ka ardhur si pasojë e punimeve që janë zhvilluar, por ka qenë diçka momentale derisa janë pastruar gypat e ujit. Nëse një gjë e tillë ndodhe edhe gjatë ditës së sotme ku nuk kemi punime. Atëherë ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit bashkë me ekipet e laboratorit fiziko – kimik dhe bakteriologjik do dalin në teren që të shohin rrjetin dhe të marrin mostra uji për analizë”, tha zëdhënësja e ujësjellësit Arjeta Mjeku për Telegrafin.
Ndryshe, Telegrafin për turbullimin e ujit e kanë informuar lexuesit në mëngjese me ç’rast kanë dërguar edhe fotografi ku shihet uji i turbulluar.